Mobi Casa

Opozita paralajmëron eskalim të situatës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pas disa ditësh armëpushimi, ata priten të kthehen në pozicionet e tyre barrikadues këtë javë.Të hënën (sot) pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të vendosur nëse të enjten apo të premten do të jetë seanca e radhës.

Por, opozita është e bindur se nuk do të ketë seancë. Të paktën ata kanë thënë se do të bëjnë gjithçka që të pamundësojnë një gjë të tillë.

Pozicionet e tyre për tërheqjen e nënshkrimeve në marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin nuk kanë lëvizur.

FIDANISHTJA

Madje, këtë herë thuhet se ekziston edhe mundësia e eskalimit të situatës.

Këtë gjë opozitarët nuk përtojnë ta potencojnë sa herë që flasin rreth seancave të Kuvendit. Zëdhënësi nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se përpjekja e kryetarit të Kuvendit për të organizuar seancë të rregullt do të shkojë huq edhe këtë herë.

“Ne do të pengojmë çdo seancë parlamentare, të cilën do ta organizojë Qeveria e Kosovës. Nuk do të lejojmë që të mbahen seancat e rregullta parlamentare deri në tërheqjen e nënshkrimeve të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Krasniqi për gazetën “Zëri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.