FIDANISHTJA

Opozita, pa qëndrim për propozim-marrëveshjen e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës ditë më parë ua ka paraqitur ambasadorëve të vendeve të QUINT-it si dhe shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative për dialogun me Serbinë. Megjithatë, ndonëse ky propozim i Qeverisë për atë se çfarë duhet të përmbajë marrëveshja me Serbinë u është dërguar edhe subjekteve politike në vend, ato ende nuk kanë një qëndrim në lidhje me të. Edhe nëse do të ketë unitet të subjekteve politike në vend analistë politikë vlerësojnë se Serbia nuk do të pajtohet me këtë draft, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në mbledhjen e radhës së Qeverisë do të prezantohet ky draft i marrëveshjes. Ai ka bërë të ditur se drafti përfshin të gjitha temat të cilat janë të rëndësishme për Kosovën dhe të cilat duhet të diskutohen në dialogun me Serbinë.

FIDANISHTJA

Arifi: Subjekteve politike ua kemi dërguar draftin, presim komente

Shefi i delegacionit të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, në një prononcim dhënë gazetës “Zëri” ka thënë se drafti i propozuar nga Qeveria e Kosovës në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë u është dërguar subjekteve politike në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.