United Hospital

Opozita pa alternativë për qytetarët e Komunës së Vitisë, por me grupe të interesit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit në njërën nga partitë opozitare në Komunën e Vitisë (PDK) , që nominojnë individ që kanë qenë pjesë e pushtetit të kaluar dhe nuk treguar përformancë të mirë në qeverisjen e kaluar, e poashtu ballafaqohen me sistemin e drejtësisë.

OJQ Avonet vlerëson se kjo parti (PDK) nuk ka kryetar te zgjedhur dhe kryesi, por ka të emëruar për të tejkaluar situatën që kishte në një periudhë.

Kjo tregon se opozita nuk ka filluar reformimin brenda subjektit të saj, ky subjekt ka mbyllur alternativat për kuadrat e reja dhe alternative dhe poashtu është një tregues se ky subjekt udhëhiqet nga grupet e caktuara të interesit.

Një veprim i tillë i opozitës lënë shumë për të dëshiruar që ata të punojnë për qytetarët, në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe realizim të projekteve të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Hidromorava

Opozita që si qëllim kryesor ka për të kthyer në pushtet nëpërmes evidentimit të gabimeve të qeverisjes aktuale dhe angazhimit të tyre për një alternativ për zgjidhjen e problemeve aktuale të qytetarëve për përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve dhe duke qenë sa ma afër qytetarëve që ofrojnë mekanizma për zgjedhjen e problemeve të shumta, ajo po luan kartën e kandidatëve për kryetar komune.

Një veprim i tillë i opozitës nuk jep sinjale për punën në favor të qytetarëve dhe njëherit për kthimin e tyre në pushtet.

Nuk i duhen improvizimet opozitës, por puna konkrete dhe këmbëngulësia për evidentimin e gabimeve të bëra të pushtetit dhe angazhimi për hallet e shumta të qytetarëve.

Si pasojë e qeverisjes së tyre të kaluar, përballet me akuza të shumta nëpër prokurori si shkak i shkeljes së ligjit, keqpërdorim i fondeve publike, poashtu edhe nëpunësit civil përballën me akuza të shumta që nga pushteti i kaluar thuhet në reagimin e OJQ Avonet të nënshkruar nga Kenan Gashi drejtor ekzekutiv./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.