Hidromorava

Opozita, pa alternativë për kryenegociatorin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tri paritë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, e vlerësojnë presidentin Hashim Thaçi si të papranueshëm për kryenegociator për fazën finale me Serbinë. Megjithatë partitë opozitare nuk po japin emra se kush duhet ta drejtojë këtë proces, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Ndonëse partitë opozitare vazhdimisht deklarohen se nuk e duan presidentin Hashim Thaçi si kryenegociator në dialogun Kosovë – Serbi, ato nuk po pranojnë të propozojnë emër tjetër për kryenegociator. Presidenti Hashim Thaçi, duke komentuar kundërshtimin që po vjen nga opozita, me ironi ka thënë se është në gjendje që detyrën e kryenegociatorit t’ia dorëzojë shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike Avdullah Hotit.

Në anën tjetër, zyrtarët e kësaj partie nuk kanë dashur të tregojnë nëse LDK-ja do të pranonte ta drejtonte delegacionin kosovar.

Uji Dea

Ndërkaq deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë për gazetën “Zëri” se Kuvendi duhet të vendosë për kryenegociatorin, por nuk kanë dashur të flasin se kush do të ishte njeriu i duhur për detyrën e kryenegociatorit. Ndërsa nga Partia Socialdemokrate kanë thënë për “Zërin” që i qëndrojnë mbrapa kërkesës së tyre për seancë të jashtëzakonshme.

Hoti: Qytetarët të vendosin se kush duhet ta drejtojë dialogun

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke mos dashur të komentojë se a do ta pranonte një detyrë të tillë, për gazetën “Zëri” ka thënë se presidenti Thaçi me deklarime të tilla është duke shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.