Opozita nuk u beson vendimeve të Kushtetueses

Vendimi i presidentes së vendit për ta dërguar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe në Gjykatën Kushtetuese, nënkupton pezullimin e kësaj marrëveshjeje deri në një vendim të kësaj Gjykate.
Përkundër kësaj, partitë opozitare thanë thënë se as pezullimi i marrëveshjes nuk do sjellë zhbllokimin e Kuvendit.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se normaliteti në Kuvend do të krijohet nga opozita vetëm në rastin kur tërhiqet nënshkrimi i kryeministrit nga marrëveshja e Brukselit, duke mos përjashtuar këtu edhe mundësinë e referendumit ose mbajtjen e zgjedhjeve.
As Lëvizja Vetëvendosje nuk pranon të lëshojë pe për zhbllokimin e punës së Kuvendit, edhe në rast të pezullimit të marrëveshjes.
Faton Topalli, nga kjo Lëvizjeje, ka thënë se nuk beson aspak në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse thotë se do ta respektonin vendimin e saj nëse ajo do ta shpallte marrëveshjen si jo të ligjshme. /Tribuna Channel/