ARKATANA

Opozita nuk pret rezultate nga dialogu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pavarësisht se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë tash e tutje do të zhvillohet në nivel presidentësh, opozita e vendit vazhdon ta kundërshtojë një gjë të tillë, duke thënë se dialogu duhet të vazhdojë të udhëhiqet nga Qeveria e vendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e opozitës gjithashtu shprehen pesimistë lidhur me të arriturat dhe me zhvillimin që mund ta ketë ky dialog, sepse, siç thonë ata, Serbia nuk është e interesuar që t’i zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tani dhe pa i zbatuar ato ata rekomandojnë që të mos bisedohet më tutje.

Se ky dialog do të kalojë në nivel presidentësh tash e tutje e ka konfirmuar edhe Bashkimi Evropian, i cili përmes një komunikate (pas takimit të shefes së diplomacisë së BE-së Frederika Mogerini me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor) pati bërë të ditur se në takim është theksuar rëndësia e diskutimeve ndërmjet dy presidentëve: Hashim Thaçit e Aleksandar Vuçiqit, për ta çuar përpara dialogun.

Por, pavarësisht kësaj, ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur pritet të vazhdojë ky dialog.

Uji Dea

Në anën tjetër, presidenti Thaçi tashmë ka bërë me dije se do ta krijojë një grup të unitetit në këtë fazë, ku përfshihet edhe opozita, shkruan tutje “Zëri”.

Por, ata vazhdojnë të potencojnë se Thaçi nuk është njeriu i duhur për ta çuar përpara dialogun.

Madje sipas opozitës Thaçi është personi më i padenjë për ta udhëhequr këtë dialog për vetë faktin se, sipas tyre, në shumicën e veprimeve të tij politike ai ka marrë vendime jo të duhura për Kosovën./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.