Uji Dea

Opozita nuk po përcaktohet dot për protestën e ardhshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ramush Haradinaj dy ditë më parë tha se protesta e ardhshme e opozitës, do të mbahet gjatë kësaj jave, por megjithatë kjo ka pak gjasa të ndodhë. Opozita ka pësuar çarje në unitetin e saj, dhe duket se po e ka të vështirë ta rikuperojë atë.

Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së, ka thënë për lajmi.net, se caktimi i datës së protestës do të diskutohet gjatë kësaj jave, dhe nuk përjashtohet që ajo të mbahet këtë javë ose shpejtë pas kësaj jave.

“Caktimi i datës së protestës së radhës do të diskutohet këtë javë. Kjo nuk e përjashton mundësinë që ajo të mbahet këtë javë apo shumë shpejt pas saj. Por deri në këtë moment nuk ka një vendim për datën e saktë se kur do të mbahet”.

Ndërsa, në Vetëvendosje nuk preferojnë të japin shumë detaje rreth protestës së ardhshme.

Eco Higjiena

“Jemi në fazën e diskutimeve, por ende nuk e kemi vendosur datën e mbajtjes së protestës”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i VV-së, Adonis Tahiri.

Opozita kishte planifikuar protestë për të shtunën e kaluar, por ajo u anulua vetëm një ditë para mbajtjes së saj, shkaku i mospajtimeve brenda partive opozitare.

Para dhe pas këtij vendimi, në mes të partive opozitare është vërejtur një klimë ndarëse, sidomos në mes të AAK-së dhe Vetëvendosjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.