Mobi Casa

Opozita nuk kthehet në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tri subjektet opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK-ja e “Nisma për Kosovën”, përfundimisht kanë vendosur që të mos kthehen në Kuvend gjatë këtij mandati, me përjashtim të rasteve, siç thonë ata, kur trajtohen çështje të veçanta.

Opozitarët vazhdojnë ta konsiderojnë bojkotimin e punës së Kuvendit si formë të duhur për ta kundërshtuar Qeverinë “Mustafa”, të cilën ata e konsiderojnë shkelëse të Kushtetutës.

Kështu përfaqësuesit e opozitës bëjnë të ditur se do të kthehen në Kuvend vetëm në kohën kur në rend dite do të jetë ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që ta bllokojnë atë marrëveshje të cilën e konsiderojnë të dëmshme për Kosovën.

Uji Dea

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë për “Zërin” se ky subjekt politik kohë më parë e ka bërë të qartë qëndrimin e vet sa i përket pjesëmarrjes së deputetëve në Kuvend.

Krasniqi ka thënë se deputetët e “Vetëvendosjes” do të kthehen në Kuvend vetëm kur në rend të ditës trajtohen çështje me rëndësi të veçantë.

“Një gjë e tillë do të ndodhë atëherë kur në rend të ditës trajtohen çështje me rëndësi të veçantë. Kosova vazhdon të udhëhiqet nga një qeveri antikushtetuese dhe kriminale, qeveri kjo që në çdo kohë mund të shtyjë tema të dëmshme në Kuvend, të cilat ne duhet t’i kundërshtojmë e t’i ndalim. Sidomos kur bëhet fjalë për marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit 2015, të cilat në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të gjejnë zbatim në Kosovë”, është shprehur Krasniqi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.