Mobi Casa

Opozita nuk ka më zgjidhje, pos protestave

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shumë tentime iu dështuan sot deputetëve të opozitës që të jenë prezent në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Kosovës, ku pozita po zhvillon aktualisht seancën e rregullt.

Pas mbledhjes së Kryesisë ata u përjashtuan nga salla.

Aida Dërguti nga Vetëvendosje po e quan diktatoriale sjelljen e kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli, përderisa tregoi para gazetarëve se më nuk do të tentojnë të futen brenda.

Uji Dea

Dërguti tha se opozitës nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër pos daljes në protesta.

Për datën nuk tregoi, por Dërguti, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje tha se shumë shpejtë do t’i ftojnë qytetarët që t’iu bashkëngjiten në protesta, pasi kjo që po ndodh tani nuk është demokratike.