FITORJA

Opozita nuk i bindet Trumpit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nëpërmjet një letre të dërguar homologut të tij kosovar Hashim Thaçit ka kërkuar që liderët politikë në vend të jenë me një zë sa i përket procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Por, dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja dhe LVV-ja, nuk pritet t’i bashkohen këtij procesi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërkuar që liderët politikë në Kosovë të jenë me një zë sa i përket procesit të dialogut Kosovë – Serbi, dy partitë opozitare, LDK-ja e LVV-ja, nuk pritet t’i bashkohen këtij procesi. Përderisa përfaqësuesit e LDK-së kanë konsideruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ata të LVV-së kanë thënë se para se të vazhdohet me fazën finale të dialogut fillimisht duhet të bëhet një vlerësim i tërë procesit, prej fillimit deri më tani.

Eco Higjiena

Në anën tjetër, teksa ka folur rreth letrës që ka pranuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur optimist se lidershipi i Kosovës do të reflektojë sa i përket çështjes së dialogut. Sipas tij, letra e Trumpit dëshmon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetje unike ndaj Kosovës. Ndërkohë, përfaqësuesit e dy partive opozitare që nuk po pranojnë të bëhen pjesë e dialogut kanë thënë se në letrën e presidentit amerikan nuk kërkohet askund që kryetari Hashim Thaçi të jetë ai që udhëheq procesin e bisedimeve me Serbinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.