RCCOLA

Opozita nuk e përjashton ndërhyrjen ndërkombëtare

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kriza e thellë politike edhe më e thellë pas zgjedhjes së presidentit. VV-ja, AAK-ja dhe Nisma nuk shkojnë në zyrën e Thaçit.

Muhamet Kelmendi, nga AAK-ja, konsideron se zgjidhja e kësaj krize, në të cilën është zhytur vendi, mund të bëhet vetëm me ndërmjetësim dhe lehtësim të dialogut ndërmjet subjekteve politike nga faktori ndërkombëtar, si garantues i marrëveshjes politike për caktimin e datës eventuale të zgjedhjeve

Edhe pas përplasjes së ashpër të fundjavës së kaluar në mes të pozitës dhe opozitës në Parlament, me rastin e zgjedhjes së presidentit të vendit, që rezultoi edhe me eskalimin e dhunës, palët nuk po gjejnë rrugë të uljes në tavolinë për të bashkëbiseduar rreth zgjidhjes së krizës.

Eco Higjiena

Opozita e bashkuar është këmbëngulëse të mos tërhiqet nga rruga edhe pas zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke insistuar me çdo kusht që ta realizojë projektin e vet për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Analistët politikë theksojnë se tani është momenti kyç i ndërmjetësimit ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj krize, subjektet politike në bllokun opozitar nuk qëndrim të unifikuar rreth kësaj mundësie. Në “Vetëvendosje” e shohin zgjidhje të vetme rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e shpejtë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pa pasur nevojë ndërhyrje nga jashtë, pasi sipas tyre krejt arroganca e këtij pushteti u shpërfaq në maksimumin e vet më 26 shkurt. “Më 26 shkurt u dëshmua edhe një herë mënyra se si kriminelët udhëheqin Kosovën dhe se si e kanë kapur secilin institucion”, tha Adonis Tahiri nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

Sipas tij, procesi i zgjedhjes së Thaçit president flet shumë për profilin e tij. “Ai u bë president duke kërcënuar, blerë e shantazhuar ata deputetë që rezultuan pa shtyllë kurrizore; u bë pasi i angazhoi me mijëra policë brenda dhe jashtë rrethojave të Kuvendit, si dhe me makineri të rënda policore, autoblinda, topa uji etj.; me snajperistë mbi objekte, që ishin të gatshëm për të shtënë në kokat e qytetarëve; me qindra policë civilë brenda sallës së Kuvendit, të cilët goditën me grushte dhe tërhoqën zvarrë deputetët e opozitës; me policë civilë që nxorën armët e zjarrit dhe ua drejtuan protestuesve; me njësite speciale që demoluan dhe hoqën tendat e protestuesve paqësorë, edhe atë të grevistëve”, tha ndër të tjera Tahiri./kosova sot/