UBT

Opozita nuk e do rrëzimin e Qeverisë me votat e Listës Serbe

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Lista Serbe ditë më parë u ka ofruar bashkëpunim partive opozitare për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Kjo mbështetje ka ardhur pas vendimit të ekzekutivit për vendosjen e taksës prej 10% për produktet e Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës, megjithatë partitë opozitare edhe pse kërkojnë zgjedhje të parakohshme, janë kundër rrëzimit të Qeverisë me votat e Listës Serbe, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës prej 10% për produktet nga Serbia e Bosnja ka bërë që Lista Serbe t’i ofrojë votat e deputetëve të saj për rrëzimin e Qeverisë. Megjithatë, subjektet opozitare edhe pse po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme janë kundër rrëzimit të Qeverisës me votat e Listës Serbe. Opozitarët thonë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, por sipas tyre, bashkëpunimi me Listën Serbe do të ishte i pakuptimtë.

ARKATANA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë për “Zërin” se bashkëpunimi i kësaj partie me Listën Serbe për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” do të ishte i pakuptimtë.

“Nuk kemi biseduar për këtë çështje, por mendoj se bashkëpunimi me Listën Serbe nuk ka kuptim për shumë arsye. Arsyeja pse ata po duan ta rrëzojnë Qeverinë nuk është arsye e vërtetë. Ne e përkrahim kryeministrin Haradinaj për taksën që e ka vënë për prodhimet e Serbisë dhe mendojmë se masat duhet të ishin edhe më të ashpra që të mos lejohet hyrja e mallrave të Serbisë në Kosovë”, ka thënë ai

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.