UBT

Opozita nuk do të jetë pjesë e formimit të Asociacionit, ftesën e Mustafës e quajnë provokim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Partitë opozitare në Kosovë, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma nuk kanë përkrahur idenë e kryeministrit, Isa Mustafa, që edhe ato të jenë pjesë e procesit të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), vlerësojnë se më këtë marrëveshje është shkelur Kushtetuta dhe se nuk mund të korrigjohen gabimet e bëra me hartimin e një statuti.

Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë dhe zëdhënës i AAK-së, ka thënë për lajmi.net se para hartimit të statutit duhet të rishikohet marrëveshja.

“Kushtetuta është cenuar në çdo nen të saj me marrëveshjen e nënshkruar, prandaj është problem që të korrigjohet me një dokument (statuti) që është derivat i një marrëveshjeje antikushtetuese”.

“Ne vlerësojmë se përpara se të shkruhet statuti, duhet të rishikohet marrëveshja, që ajo të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe më pastaj statuti të [përpilohet në përputhje me marrëveshjen”, ka thënë Nitaj.

Mobi Casa

Edhe partia tjetër opozitare Nisma për Kosovën ka kërkuar që Qeveria të tërhiqet nga dy marrëveshjet e bëra për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi dhe të jep dorëheqje.

“Besoje që qëndrimi i Nismës është i qartë lidhur me marrëveshjet që kjo Qeveri i ka nënshkruar dhe qëndrojmë atu, që përderisa s’ka tërheqje të kësaj qeverie nga këto marrëveshje dhe dorëheqje të kësaj qeverie atëherë Nisma qëndron në qëndrimet e veta”, ka thënë Valdete Bajrami, shefe e grupit parlamentar të Nismës, për lajmi.net.

Ndryshe, marrëveshjet për Asociacion dhe ajo për Demarkacion e kufirit me Malin e Zi, kundërshtohen nga partitë opozitare. Në kundërshtim të tyre janë organizuar shumë protesta, e po ashtu edhe pengim të punës së Kuvendit.

Për Asociacionin ish-presidentja Atifete Jahjaga i ishte drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, e cila në vendimin e saj, kishte vlerësuar se 23 nene të kësaj marrëveshje kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën. / lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.