RCCOLA

Opozita nuk do ta bllokojë ratifikimin e MSA-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Subjektet politike opozitare do ta pezullojnë bllokadën e punës së Kuvendit kur në rend dite të vihet aprovimi i Ligjit me të cilin ratifikohet Marrëveshja për Stabilizim-Asociim (MSA), e firmosur të martën në Strasbourg nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian. As Qeveria nuk do ta vonojë shumë procedimin për ratifikim, shkruan sot Koha Ditore.

Në sesionin vjeshtor janë përmbyllur vetëm dy seanca plenare, me gjithë shumë tentativave që janë bërë. Edhe ato janë zhvilluar në kushte të jashtëzakonshme – njëra nën zhurmën e filikaçave dhe tjetra në bufe të Kuvendit. Që nga fillimi i këtij sesioni opozita ka kushtëzuar zhbllokimin me tërheqjen e nënshkrimit nga ana e Qeverisë në Marrëveshjen për parimet mbi bazën e të cilave do të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si dhe nga Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Mobi Casa

Nga të tria subjektet politike opozitare, vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është deklaruar qartë se do ta lejojë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Në anën tjetër, në lëvizjen “Vetëvendosje”, subjekt ky kryesor opozitar, kanë thënë të jetë herët tash të jepet një përgjigje në lidhje me pozicionimin për ratifikimin e MSA-së

http://koha.net/?id=27&l=81593