ARKATANA

Opozita nis me thirrjet për protestë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën ka nisur thirrjet për protestën e 9 janarit.

Sikur edhe herëve të tjera, rrjeti social Facebook është përdorur për të ftuar qytetarët që t’i bashkohen në protestën “për dorëheqjen e Qeverisë”.

Hidromorava

“Prej të gjitha qyteteve e fshatrave të Kosovës, të shtunën me datën 9 janar, në orën 14:00 do të mblidhemi në Prishtinë. Do të protestojmë e do të kërkojmë largimin e kësaj qeverie antikushtetuese. Njëzëri do të dalim për shtet dhe sovranitet. Së bashku do të kërkojmë demokraci. Masivisht do t’i themi jo marrëveshjes me Serbinë e cila u vërtetua se e shkel kushtetutën në 23 pika si dhe demarkacionit me Malin e Zi që Kosovës ia merr mbi 8 mijë hektarë tokë”, thuhet në thirrjen e opozitës.

“Organizimi ka nisur. Përcilleni lajmërimin edhe te fqinjët e familjarët tuaj. Të gjithë së bashku do të takohemi tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, me 9 janar, ora 14:00”, thuhet më tej aty.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.