ARKATANA

Opozita: Nga sot Kosova është futur në krizë më të thellë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se ka një kohë që Kuvendi nuk po funksionon si i tillë, e këtë e dëshmoi edhe me sjelljet e sotme ndaj deputetëve të opozitës të cilët i përjashtoi.

“Pas nxjerrjes së deputetëve, Kuvendi vazhdoi me votimin, ku e votoi Thaçin për president. Ky nuk mund të jetë president, u bë me intervenim të dhunshëm fizik karshi deputetëve e qytetarëve. Sot Kosova e ka në maje një njeri i cili nuk do të ishte këtu pa përkrahjen e Serbisë. Është një proces i cili e ka thelluar edhe më shumë krizën dhe e ka rritur iritimin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, ky kontrabandim i sotëm i dhunshëm vetëm sa e shton dëshirën për të luftuar këtë regjim, i cili po bëhet gjithnjë e më autoritar.

“Rezistenca jonë nuk do të ndalet por vetëm sa do të shtohet. Në asnjë mënyrë kjo nuk e zmbraps arsyen tonë, por vetëm e shton atë”, ka theksuar Ymeri.
Duke folur për heqjen e tendave, ka thënë se ndërhyrja brutale e policisë ka qenë i dhunshëm dhe i paarsyetuar, raporton Indeksonline.

“Sot policia ka ndërhyrë në kampingun e protestës, që është vendos me lejen e Komunës së Prishtinës, e që ka afat deri më 8 mars”, ka shtuar Ymeri.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka disa muaj që në Kosovë është forcuar zëri opozitar.

ARKATANA

“Gjatë këtij kundërshtimi të gjithë ne e kemi pasur vëmendjen te gjendja e shtetit, te kapja e shtetit, te korrupsioni, mungesa e investimeve, papunësia, gjendje e rëndë në rend e ligj. Qeveria Mustafa-Thaçi ka dështuar edhe në politikën e jashtme dhe kjo është dëshmuar edhe me mosantarësimin në UNESCO”, ka thënë ai.

Sipas tij, shkelësit e Kushtetutës e graduan sot vetën më lartë, por kjo nuk është rritje, por barrikadim, sepse siç ka thënë ai, ndëshkimi i qytetarëve do të vije një ditë.

“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë deri në zmbrapsjen e këtyre që kanë kap shtetin. Sot e ka pasur edhe Thaçi një mundësi qe të ndihmoj klientelën e vet që mos të thelloj edhe më shumë krizën në vend”, ka shtuar Haradinaj.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se deputetët sot në vend që të qonin vendin në zgjedhje, iu nënshtruan presionit për pavotuar Thaçit dhe e thelluan edhe më shumë krizën në Kosovë.

Sipas tij, sot lajm i keq është se Kosova jo që po del nga kriza, por është thelluar edhe më shumë në krizë politike.
“Sot Kosova e sidomos koalicioni qeverisës provuan të shkojnë deri në fund duke zgjedhur për president një njeri i cili ishte ideator i kësaj gjendje në të cilën jemi tani, një shkelës të Kushtetutës. Ne do të vazhdojmë aktivitetin tonë, kauzën tonë për të rritur shpresat e qytetarëve për ndryshim dhe jam i bindur se ndryshimi do të vije shumë shpejt”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se tashmë kauza e opozitës është bërë një lëvizje qytetare, andaj dalja nga kriza sipas tij janë vetëm shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Nga sot Kosova është futur edhe më shumë në krizë politike”, ka thënë Limaj. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.