HW

Opozita nëpërmjet protestave të dhunshme nuk mund t’i arrijë qëllimet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Partitë opozitare janë bashkuar në organizimin e një proteste gjithëpopullore të paralajmëruar më 18 prill të këtij viti, si reagim kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike, kundër kontrollit të pushtetit në RTK, kundër uzurpimit të sistemit të drejtësisë, si dhe kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, janë pajtuar që luftën politike ta zhvillojnë edhe nëpërmjet protestave, për shkak të mungesës së numrave në Parlament.

Protestat e fundit të opozitës, të organizuara muaj më parë, nëpërmjet të cilave kërkohej shkarkimi i ministrit, Aleksandër Jabllanoviq, rezultuan të suksesshme, pasi që kryeministri Mustafa e shkarkoi shefin e Listës “Srpska” Jabllanoviq.

Petrit Zogaj, nga Lëvizja “Fol”, thotë për “Zërin” se pas protestave të janarit të këtij viti, opozita po mendon që mund të riorganizojë ato, në mënyrë që fillimisht të krijojë kohezion të brendshëm mes këtyre subjekteve dhe njëkohësisht të japë mesazh që Qeveria nuk mund të rrijë e qetë në përditshmërinë e qeverisjes së saj.

Eco Higjiena

“Siç e dimë të gjithë ne, organizimi i protestave është një gjë normale në shoqëritë demokratike dhe se kjo s’ka pse duhet vënë në pikëpyetje. Nëse partitë opozitare e shohin që s’po mund të realizojnë objektivat e tyre në Kuvend e institucione tjera, ato ndërmarrin hapa që të organizojnë protesta. Se a do t’i arrijnë ato qëllime apo jo, kjo mbetet të shihet në të ardhmen”, ka thënë Zogaj.

Ai ka thënë se qëllimet politike nuk është se arrihen vetëm nëpërmjet institucioneve ose vetëm nëpërmjet protestave. Zogaj mendon se duhet një kombinim i këtyre dy instrumenteve politike për të arritur ato që partitë apo edhe njerëzit e organizuar dëshirojnë t’i arrijnë, shkruan zeri.info

“Ajo çfarë besoj që nuk mund të ndodhë është që nëpërmjet protestave të dhunshme të arrihen qëllimet. Ka plot raste në botë që protestat paqësore kanë qenë më të suksesshme sesa ato të dhunshme. Besoj që edhe në Kosovë është ky rast. Më shumë ka gjasë që ndryshimet politike pozitive të mundë të ndodhin përmes protestave paqësore, sesa përmes protestave të dhunshme”, ka theksuar Zogaj.

Ndryshe, protesta do të mbahet më 18 prill, me fillim nga ora 14:00. /Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.