RCCOLA

Opozita në Viti kritikon pushtetin për shpenzime të mëdha

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Anëtarët e KPF-së nga radhët e LDK-së dhe LDD-së kanë kritikuar raportin financiar për periudhën janar-shtator i cili sipas tyre ka shpenzime të mëdha në derivate, telefoni fikse e mobile si dhe dreka e darka zyrtare etj.

Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa në Viti është debatuar rreth disa pikave të rëndësishme të cilat më pastaj pritet të dërgohen dhe aprovohen edhe nga këshilltarët komunal.

KPF-ja ka diskutuar edhe për raportin financiar të pasqyruar nga Berat Zuka . Anëtarët e KPF-së nga radhët e LDK-së dhe LDD-së kanë kritikuar raportin financiar për periudhën janar-shtator i cili sipas tyre ka shpenzime të mëdha në derivate, telefoni fikse e mobile, dreka e darka zyrtare etj.

Hidromorava

KPF-ja gjithashtu është marrë edhe me propozim vendimin për bartjen e të drejtës së shfrytëzimit të paluejtshmerisë (tokës ) në pronësi shoqërore pronë e Komunës së Vitisë, në shfrytëzuesin e përkohshëm Xhamia e fshatit Kabash.

Gjithashtu është aprovuar edhe propozim vendimi për emërimin përkatësisht riemërimin e rrugëve në qytetin e Vitisë me emrat e dëshmorëve të UÇK-së nga kjo komunë. Nga kjo pikë pritet që të emërohen pesë rrugë të reja me emrat e dëshmorëve./rajonipress/