FITORJA

Opozita në Gjilan e braktis sërish seancën e Kuvendit, kërkon transmetim live, nuk mjaftohet me live stream në youtube

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Opozita në Gjilan, për të njëjtat arsye sikurse javën e kaluar, ka vendosur ta lëshojë edhe seancën e sotme Kuvendit, për shkak të mungesës së transmetimit medial të saj, duke mos u mjaftuar me transmetimin live stream në youtube.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, sqaroi se kontrata për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave, me operatorin ekonomik Radio-Star, ka skaduar, duke shtuar se Komuna ka siguruar transmetim live stream në youtube.

Por, opozita, e cila përbën shumicën në Kuvendin e Gjilanit, nuk pranoi të punojë në këto kushte, sipas saj, jo transparente dhe e lëshoi sallën, duke e lënë Kuvendin pa kuorum.

Uji Dea

Ata kërkuan që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje sa i përket transmetimit të seancave, duke thënë se janë në gjendje ta bëjnë këtë edhe vetë, nëse nuk ekziston gatishmëria nga Komuna.

Përndryshe, maturantët e Gjilanit, përmes përfaqësuesit të tyre, paraqitën para kuvendarëve të Gjilanit kërkesën për anulimin e vendimit për ndalimin e ekskursioneve në Shqipëri dhe lejimin e tyre, por Kuvendi nuk arriti të nxjerrë ndonjë rekomandim, pasi që i ndërpreu punimet pa hyrë në rend të punës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.