ARKATANA

Opozita ndjehet e injoruar, paralajmëron protesta

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Tri subjektet opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kanë paralajmëruar se sërish do të organizojnë protesta, pasi, sipas tyre, Qeveria e Kosovës nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre të shprehura në protestën e 18 prillit.

Madje sipas opozitarëve, ekzekutivi i vendit jo vetëm që nuk është marrë me kërkesat e protestës, por e ka fuqizuar edhe më shumë kapjen e shtetit.

Partitë opozitare ende nuk kanë bërë të ditur se kur do të organizohet protesta e radhës, pasi sipas tyre për këtë çështje do të vendoset në ditët në vijim.

Megjithatë kryeministri i vendit, Isa Mustafa, edhe një herë ka deklaruar se Qeveria që ai drejton ka një program qeverisës dhe se nuk do të merret me atë çka thonë opozitarët.

“Asnjë afat nuk na bën përshtypje, sepse programi nuk mund të afatizohet në dy javë apo tri javë. Asnjë veprim nuk do ta bëjmë në bazë të ultimatumeve. Do të punojmë në mënyrë stabile, ashtu siç jemi duke punuar dhe në mënyrë stabile do ta çojmë mandatin deri në fund”, ka deklaruar Mustafa në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2015”.

Ndërsa opozitarët paralajmërimin për protesta të reja e kanë bërë të shtunën përmes dy konferencave të ndara, njëra në selinë e AAK-së e tjetra në atë të Lëvizjes “Vetëvendosje”. Kryetari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, ka thënë se Qeveria e Kosovës jo vetëm që nuk i ka shqyrtuar kërkesat e opozitarëve, por ka vazhduar me forcimin e kapjes së shtetit.

“Është e domosdoshme që të intensifikohen aksionet dhe veprimet politike, në mënyrë që ky shtet i Kosovës të çlirohet nga kapja dhe institucionet e Kosovës t’i kthehen interesit të qytetarëve. Natyrisht që Qeveria e kapjes nuk mund të jetë edhe Qeveri e Republikës, ndërkohë që qytetarët e organizuar janë fondamenti i Republikës”, është shprehur Ymeri.

ARKATANA

Sipas kreut të “Vetëvendosjes”, Qeveria e Kosovës është vënë në shërbim të interesave të kompanive të caktuara dhe jo në shërbim të qytetarëve.

“Qeveria po e dëshmon për çdo ditë se ajo nuk është e interesuar fare për interesin e qytetarëve… Është vënë kryekëput në funksion të zaptuesve, është vënë si mburojë e ruajtjes së profitit të KEDS-it, të “Bechtel”-it, të “Devollëve” e të “Elkosit”, ndërkohë që këtë po e bënë vazhdimisht në dëm të qytetarëve”, ka shtuar Ymeri.

Edhe zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë kritikuar Qeverinë e vendit për mosadresim të kërkesave të protestës së 18 prillit, prandaj edhe kanë paralajmëruar organizimin e protestave tjera.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, ka thënë se në ditët në vijim do të vendoset se kur do të organizohet protesta e radhës.

“Në ditët në vijim do ta kemi qëndrimin tonë për protestat e ardhshme. Qeveria nuk po ofron tjetër alternativë, nuk po përgjigjet, madje po injoron dhe po shihet se nuk është e gatshme t’i bëjë veprimet e duhura, prandaj opozita do të bashkohet edhe më shumë dhe qytetarët sigurisht se do të përgjigjen edhe më shumë, sepse kjo është mospërgjigje ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Isufi.

Subjektet opozitare në protestën e 18 prillit i kanë dhënë dy javë kohë Qeverisë së vendit që t’i përmbushë kërkesat e tyre e të cilat janë: Shfuqizimi i vendimit për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike dhe shkarkimi i Bordit të ZRRE-së; Dorëheqja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani; Të shkarkohet ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi; Të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së; “Trepça” me ligj të veçantë të shndërrohet në ndërmarrje publike me status të veçantë; Të mos themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.