Fundamenti

Opozita mund të ankohet në Kushtetuese për zgjedhjet serbe

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Cenimi flagrant i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Lejimi nga Qeveria kosovare duhet të marrë një shpjegim nga Gjykata

Forcat opozitare kanë paralajmëruar se mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mbajtjen në territorin e Kosovës të zgjedhjeve të Serbisë, ku fituan forcat nacionaliste, raporotn Gazeta Kosova Sot

Akti i lejimit të heshtur nga ana e Qeverisë, respektivisht injorimit të cenimit të sovranitetit dhe integritetit të shtetit nga Serbia, duke mos parandaluar zgjedhjet serbe në territorin e shtetit të Kosovës, po shihet si mundësi e dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga opozita parlamentare.

ARKATANA

Nga ana tjetër, fitoren e zgjedhjeve nga forcat nacionaliste në Serbi, ekspertët e sundimit të ligjit po e shohin si moment kyç kur Kosova duhet të marrë edhe vendim për rishikimin dhe riformatimin e dialogut me palën serbe, për parandalimin e kompromiseve në dëm të shtetit.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj tha se kaherë opozita ka ngritur zërin për lejimin e zgjedhjeve serbe, në kundërshtim me Kushtetutën, që ka toleruar Qeveria e vendit, prandaj opsioni i denoncimit në Gjykatë Kushtetuese do të jetë temë diskutimi ndëropozitar ditët në vijim. “Ne si AAK kemi dalë me deklaratë dhe kemi thënë që Kushtetuta është shkelur përsëri, sepse dihet që zgjedhjet serbe nuk mund të organizohen në Kosovë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sepse kjo është në kundërshtim, por tani kanë ndodhur zgjedhjet dhe është cenuar edhe territorialiteti dhe integriteti i shtetit të Kosovës. Për këtë arsye në ditët në vijim do të shohim mundësinë që edhe këtë çështje ta ngremë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese në bashkë-koordinim dhe konsulta edhe me subjektet w tjera politike opozitare”, tha Lekaj për “Kosova Sot”.

VV-ja nuk i beson Gjykatës Se shkelja kushtetuese ka ndodhur si akt veprimi i mosparandalimit të zgjedhjeve nga Qeveria e Kosovës është konstatim edhe i deputetit Ismail Kurteshi nga “Vetëvendosje!”. Ai është skeptik se Gjykata Kushtetuese, e kontrolluar nga politika, do të bënte një gjykim të drejtë të lejimit të dhunimit të sovranitetit të shtetit nga kjo Qeveri e papërgjegjshme. “Kjo nuk është as Qeveria e parë e Kosovës, e as hera e parë e kësaj Qeverie që po e shkel Kushtetutën e po vazhdon të (keq)qeverisë me vendin. Një fenomen i tillë sigurisht se as që mund të merret me mend në një vend demokratik në Evropë. Por, kjo po ndodh në Kosovën “demokratike”, para syve të miqve tanë ndërkombë- tarë me tradita të lashta demokratike (në vendet e tyre), qytetarëve dhe opozitës, që për shkak të mungesës së organizimit po del e pafuqishme kundrejt kësaj Qeverie autoritare, që pas shkeljes së Kushtetutës me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për “zajednicën”, për shkak të kërkesë së Serbisë, edhe njëherë për hatër të Serbisë shkeli mbi sovranitetin e ven dit, pa u bërë merak se do të dënohet nga populli, sepse e ka mbështetjen e Serbisë dhe BE-së, por kjo mbështetje shpresoj se nuk do t’i mjaftojë gjatë”, u shpreh ai. “Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese është e kapur, rasti duhet të dërgohet për shqyrtim nga opozita, në fund të fundit, sa për ta hequr përgjegjësinë nga vetja, sepse nuk pritet shumë, në këtë moment, se Gjykata Kushtetuese do të ndajë drejtësi ashtu si duhet”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.