ARKATANA

Opozita mos të krijojë pengesa në proceset integruese

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku u ka bërë thirrje të gjithë akterëve politikë mos të krijojnë pengesa në procesin integrues të vendit.

Ai ka bërë me dije se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një marrëveshje ndërkombëtare që vendos marrëdhënie kontraktuale në mes të Kosovës dhe BE-së, dhe si e tillë duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

UBT

Prandaj, sipas tij, çdo pengesë për funksionimin e mirëfilltët dhe mbarëvajtjen e punës së Kuvendit do të reflektohet edhe në kryerjen e obligimeve ligjore të Kosovës në raport me këtë marrëveshje ndërkombëtare.

Çollaku për ‘Epokën e re’ tha se roli i opozitës mbetet i pazëvendësueshëm në jetën politike dhe institucionale, mirëpo vetëm në kuadër të normave demokratike të përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. /Telegrafi/