ARKATANA

Opozita mobilizohet për ta dështuar votimin e Speciales

/ 2 minuta lexim
HW

Edhe pse është bërë më shumë se një muaj që nga protesta e fundit e opozitës dhe Qeveria nuk ka përmbushur asnjë kërkesë të tyre, tri partitë opozitare nuk kanë dhënë datën e protestës së radhës, shkruan sot Koha Ditore.

Një burim i ka thënë gazetës se protestat e paralajmëruara janë pezulluar për shkak të zhvillimeve rreth Gjykatës Speciale, për të cilën do të vendoset këtë javë.

“Tani opozita pritet të dakordohet për veprimet e përbashkëta, ku nuk përjashtohen as aksionet, në mënyrë që të dështojë votimi i Speciales në Kuvend”, ka thënë burimi.

FIDANISHTJA

Duke iu referuar mungesës së protestave, subjekti më i madh opozitar, lëvizja “Vetëvendosje”, mohon të jetë zmbrapsur nga veprimet në rrugë. Nënkryetari i parë i kësaj lëvizjeje, Driton Çaushi, i ka thënë gazetës se protesta vazhdon të jetë një prej metodave të tyre.

Asnjë prej kërkesave që dolën nga protesta e 18 prillit nuk janë marrë parasysh nga Qeveria Mustafa. Opozita pati kërkuar shfuqizimin e vendimit për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike dhe shkarkimin e Bordit të ZRrE-së; dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani; shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi; shkarkimin e menaxhmentit të RTK-së; shndërrimin e “Trepçës” me ligj të veçantë në ndërmarrje publike, si dhe mosthemelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

http://koha.net/?id=27&l=59213

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.