UBT

Opozita mobilizohet kundër Projektligjit për Dialogun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partitë opozitare thonë se do t’i përdorin të gjitha mënyrat në dispozicion për ta kundërshtuar miratimin e Projektligjit për Dialogun në Kuvend. Po ashtu ata paralajmërojnë se nëse ky votohet nga deputetët, atëherë do ta dërgojnë edhe në Kushtetuese, shkruan gazeta “Zëri“.

Projektligji për Dialogun ende nuk dihet se kur do të dalë në Kuvend, ndonëse këtë javë pritet të mbahen tri-katër seanca. Madje ky projektligj, që ka më shumë se një muaj i cili është votuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, ende nuk është shqyrtuar nëpër komisione parlamentare në lexim të dytë.

ARKATANA

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka thënë për “Zërin” se projektligji nuk është pjesë e rendit të ditës në seancat që janë paraparë për këtë javë, por nëse arrin të shqyrtohet nëpër komisione, atëherë me kërkesë të partive parlamentare mund edhe të futet në ndonjë seancë kah fundi i javës. Megjithatë, edhe pas ndryshimeve që projektligji mund të pësojë në shqyrtim të dytë, dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk do ta votojnë. Ndërsa analistët shprehen se ky projektligj nuk duhet të kalojë me shumicën e thjeshtë të votave, por me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.