Mobi Casa

Opozita: Më 9 janar, fundi i Qeverisë “Mustafa”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partitë opozitare po përgatiten që protesta e paralajmëruar për 9 janar të vitit të ardhshëm të jetë më masivja, me ç’rast, sipas tyre, do të përfundojë edhe qeverisja e Isa Mustafës, njësoj siç i përfundoi pas protestave të këtij fillimviti edhe ish-ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq.

Më 9 janar 2016, tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma për Kosovën”, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste gjithëpopullore për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi.

ARKATANA

Opozitës këto ditë i janë shtuar shpresat se një numër i madh i qytetarëve do t’i përgjigjen ftesës së tyre për të protestuar, të cilët janë të pakënaqur me këtë koalicion qeverisës jo vetëm për shkak të këtyre marrëveshjeve të dëmshme për vendin, por edhe tashmë kur u konfirmua se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian, ndonëse në anën tjetër, Serbia është shpërblyer me fillimin e negociatave me BE-në./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.