FITORJA

Opozita: Marrëveshja nuk kalon, metodat janë të njohura

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Opozita është e vendosur në kundërshtimin e marrëveshjes për demarkacionin. Sipas tyre Marrëveshja në formën aktuale nuk do të kalojë sepse kështu dëmtohet integriteti territorial i vendit.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se së bashku me AAK-në dhe “Nismën” do t’i bashkërendojnë veprimet.

“Ne do të marrim pjesë në Kuvend nëse Qeveria e sjell këtë marrëveshje në legjislativ. Madje pjesëmarrja jonë nënkupton kundërshtim të së njëjtës me secilën formë”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar. “Nuk do të lejojmë të falet territori i Kosovës. Metodat e kundërshtimit mund të jenë të ngjashme me ato që tashmë janë të njohura. Ne do të përpiqemi që në këtë pikë të jemi bashkë me AAK-në dhe “Nismën”, ka thënë Haxhiu, transmeton zeri.info.

ARKATANA

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka garantuar që Marrëveshja nuk do të kalojë. “Të gjithë njerëzit që ia duan të mirën këtij vendi i garantojmë se kjo marrëveshje nuk do të bëhet. Kosova dhe territori i saj janë si kurrë më të sigurta, sepse tashmë këtë e ka parasysh edhe sovrani, populli. Kosova së shpejti edhe praktikisht do t’u kthehet qytetarëve të vetë”, ka thënë Lekaj, transmeton zeri.info.

Ai ka akuzuar Qeverinë se nuk po kujdeset që të ruajë as sovranitetin e as integritetin territorial. Megjithatë, ka përfunduar duke thënë se besojnë që do ta kalojnë edhe këtë sfidë dhe bashkë me qytetarët do ta bëjnë Kosovën e vërtetë e cila nuk mund të kërcënohet as nga brenda as nga jashtë. /Zeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.