Uji Dea

Opozita luftën e vetme në rrjetet sociale, Alban Hyseni po ju përgjigjet me dron nga ajri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët gjilanas e shohin nga kënde të ndryshme aktivitetin e opozitës dhe të kreut të komunës. Sipas tyre opozita vazhdon të mbetet e lodhtë sepse lufta e saj e vetme janë rrjetet sociale, ku shfryhen për gjithçka, kurse Alban Hyseni edhe pse me rezultate minimale në teren, ai përmes dronit nga ajri po mundohet ta mashtrojë elektoratin e tij.

Puna e opozitës në Gjilan nuk ka marr nota kaluese nga qytetarët e anketuar, ndërsa është kritikuar Alban Hyseni i cili me buxhetin e qytetarëve gjilanas vazhdon t`i mashtrojë ata përmes dronit nga ajri, duke prezantuar projekte të vogla e të lodhta dhe që nuk e kanë ndryshuar aspak jetën e tyre në qytet.

Hyseni një qytetar gjilanas thotë se opozita është e dobët shumë.
”Unë i përcjell disa nga partitë politike dhe nuk po shoh që kanë krijuar ndonjë rezultat në teren. Ata e kanë elektoratin e njëjtë që do të thotë se nuk janë shtuar për asnjë përqindje. Opozita krejt kohën e kalon në rrjetet sociale duke u dëfryer e ngazëllyer me elektoratin e tyre” shprehet Hyseni.

Eco Higjiena

Shaqiri një tjetër qytetar thotë se opozita duhet ta dinamizojë aktivitetin e saj dhe të jetë më afër elektoratit.
”Po të ishte LVV tani në opozitë sigurisht se do ta kishte penguar çdo aktivitet të qeverisjes komunale. Kur ishte Qemajl Mustafa kryetar, LVV nuk e linte as për dere me dalën jashtë, shfrytëzonte dyer alternative për të ikur nga aktivistët e LVV. Edhe, Lutfi Haziri sa ishte në pushtet LVV i bënte performanca të ndryshme të cilat ndikonin negativisht në imazhin e tij” u shpreh Shaqiri.

Metushi një tjetër qytetar mendon se Alban Hyseni po mundohet që i vetëm ta fitojë betejën me kundërshtarët.
“Kur ishte Lutfi Haziri në qeverisje ne kemi lexuar edhe në ora 12.00 të natës lajme nga komuna, e tash ata zyrtarët e informimit ose nuk po e përcjellin qëllimisht ose vet Alban Hyseni, e ka zgjedhur këtë rrugë të gabuar sepse ai po komunikon vetëm me elektoratin e LVV, por jo edhe me qytetarët e saj” u shpreh Metushi./rajonipress/