Eko Higjiena

Opozita kushtëzon përfshirjen në ekspertizën e demarkacionit

/ 1 minutë lexim

Kryeministri Mustafa ia ka përcjellë një shkresë BE-së, dhe një tjetër do t’ia adresojë SHBA-së nëpërmjet të cilave kërkon ekspertizë të caktimit të vijës kufitare midis Kosovës e Malit të Zi, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka kërkuar që, me ekspertë të saj, edhe opozita të përfshihet në këtë proces.

Në AAK e kanë mirëpritur gatishmërinë e kreut të Qeverisë “për të reflektuar” dhe kanë shprehur gatishmërinë për të dërguar ekspertë, në rast se përmbushen disa kushte.

UBT

Në LVV, ndërkaq, kanë folur me gjuhë tjetër. E kanë parë këtë iniciativë si përpjekje për ta mbuluar “përgjegjësinë e Hashim Thaçit” në Marrëveshjen për demarkacionin, dhe kanë thënë se asnjë diskutim nuk mund të bëhet pa anulimin e saj.

http://koha.net/?id=27&l=85874