HW

Opozita kundërshton riprocedimin e Gjykatës

/ 5 minuta lexim
United Hospital

Vetë ambasadori britanik në Kosovë, Roari O’Connell, ka tërhequr vërejtjen se themelimi i Speciales është obligim i institucioneve të Kosovës, derisa nuk ka përjashtuar mundësinë e caktimit të një afati për themelimin e Speciales.

Vartësi i Hashim Thaçit, shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, është i sigurt se deputetët do të reflektojnë dhe do të mbështesin themelimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, Specialja do të votohet atëherë kur deputetët e Kuvendit do të jenë të përgatitur që mbështesin krijimin e saj.

“Të gjithë deputetët duhet të jenë të vetëdijshëm se kur të hyjmë në procesin e ardhshëm të votimit duhet të jemi patjetër të sigurt, sepse ky është një vendim shumë i rëndësishëm që përcakton të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë, por që njëkohësisht pastron luftën e UÇK-së dhe do t’i heqë të gjitha dilemat”, ka thënë Grabovci. Ky i fundit, nuk ka mundur të flasë për afatet kohore se kur mund të jetë në rend dite çështja e Speciales, por është shprehur i sigurt se deputetët do të reflektojnë dhe do të mbështesin Specialen.

Ndërkaq, një zyrtar i lartë i PDK-së thotë se ata deputetë të kësaj partie që nuk e kanë mbështetur aprovimin e kësaj Gjykate, herën e dytë pritet të ndryshojnë pozicion. “Shihet një disponim pak më i mirë te disa deputetë që nuk e kanë mbështetur aprovimin e Dhomave të Specializuara, prandaj edhe besoj se do ta provohet”, ka thënë ai.

Në përjashtim të deputetëve Fadil Demaku, Ganimete Musliu e Nait Hasani, ka thënë ai, deputetët tjerë si Rafet Rama, Fadil Beka, Salihe Mustafa, Raif Çela, Xhevahire Izmaku, Nezir Çocaj, Blerta Deliu-Kodra, Bekim Haxhiu, Flora Brovina pritet të reflektojnë. Gazeta ka kontaktuar disa nga këta deputetët, të cilët nuk kanë saktësuar për pozicionin e tyre të ardhshmen. Por, analistët politikë thonë se çështja e Speciales nuk mund të zvarritet dhe të shkojë pafundësisht. “Kjo çështje nuk mund të shtyhet në pafundësi. Unë besoj se tashmë janë dhënë afatet deri kur institucionet e Kosovës kanë hapësirë për miratimin e Gjykatës Speciale dhe kjo duhet të respektohet. Deputetët duhet t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese para se të shkojnë në pushimet e verës. Përndryshe do të krijohet një situatë e vështirë dhe e dëmshme për vendin”, ka thënë për gazetën analisti politik, Imer Mushkolaj.

Por, në anën tjetër janë tri partitë politike opozitare, “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma për Kosovën” që thonë se nuk duhet të ripocedohet edhe njëherë çështja e Gjykatës Speciale në Kuvend të Kosovës, sepse kjo do të nënkuptonte presion mbi deputetët dhe shkelje e parimeve demokratike. Donika Kadaj-Bujupi e AAK-së thotë se Kuvendi i Kosovës e ka dhënë fjalën e vet rreth krijimit apo jo të Dhomave të Specializuara dhe, sipas saj, në asnjë mënyrë nuk duhet të ndodhë kurrfarë riprocedimi sepse kjo do të ishte një shkelje e vullnetit të sovranit.

UBT

Ndërkohë që mësohet se faktori ndërkombëtar po planifikojnë që të vërë një afat për javën e ardhshme që Kuvendi i Kosovës t’i ketë para vetes amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Dhomave të Specializuara. Gazeta merr vesh se partnerët ndërkombëtarë të cilët janë pjesë kyçe e këtij procesi, janë frustruar në raport me zvarritjen e Speciales saqë nuk do të lejojë që kjo çështje të zgjasë pafundësisht.

Britanikët presin reagimin e institucioneve

Vetë ambasadori britanik në Kosovë, Roari O’Connell, ka tërhequr vërejtjen se themelimi i Speciales është obligim i institucioneve të Kosovës, derisa nuk ka përjashtuar mundësinë e caktimit të një afati për themelimin e Speciales.

“Tani jemi duke i pritur reagimin e institucioneve të Kosovës, por pas dështimit të Speciales në Kuvend të Kosovës kjo nuk do të thotë se nuk ka afat”, ka thënë ai për mediat në Kosovë. Pas dështimit të Kuvendit të Kosovës me 26 qershor për miratimin e Speciales, Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë asnjë hap në drejtim të riprocedimit të amendamenteve për ndryshime kushtetuese. Megjithatë, kryeministri i vendit Isa Mustafa ka dhënë zotimin para partnerëve ndërkombëtarë se shumë shpejt do ta riprocedojë në Kuvend të Kosovës çështjen e Speciales, derisa ka tërhequr vërejtjen se nuk do të bëhen ndryshime në Projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Por, zëvendësi i Isa Mustafës, Hashim Thaçi së fundmi ka deklaruar se çështja e Speciales nuk do të dërgohet në Kuvend të Kosovës, derisa të jetë i sigurt se deputetët e partisë së tij, të cilët edhe bënë që të dështojë Specialja të japin mbështetje e tyre. “Ne jemi duke punuar që një votim i tillë pozitiv të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Sa më tepër shtyhet gjërat mund të ndërlikohen. Por jemi në koordinim si spektër politik, në të njëjtën kohë edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë që votimi i ardhshëm të mbahet në momentin që të jemi të sigurt që janë votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojmë të gabojmë dhe të dështojmë”, ka thënë Thaçi. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.