Uji Dea

Opozita kundër ndërmjetësimit ndërkombëtar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një ndërmjetësim i mundshëm ndërkombëtar për tejkalimin e krizës politike në Kosovë konsiderohet i panevojshëm nga partitë opozitare dhe analistët kosovarë. Në Qeverinë e Kosovës, ndërkaq, nuk kanë ndonjë ide të qartë për këtë, por çdo përpjekje për shtensionimin e situatës, sipas mazhorancës, është e mirëseardhur.

Këto deklarata kanë ardhur një ditë pasi gazeta austriake “Der Standart” e ka përmendur ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt, si ndërmjetësues në krizën politike në Kosovë. Por, Ambasada suedeze në Prishtinë e ka mohuar të ketë ndonjë njohuri për ardhjen e diplomatit Bildt. “Nuk kam asnjë informacion të tillë rreth kësaj çështjeje”, i ka thënë gazetës “Zëri” Henrik Nilson, drejtuesi i Ambasadës së Suedisë në Kosovë.

FITORJA

Një ndër emrat tjerë që është përmendur nga gazeta austriake është edhe presidenti, Marti Ahtisaari. Gazeta “Zëri” ka provuar të kontaktojë me presidentin Ahtisaari, por një gjë e tillë gjatë ditës së djeshme ka qenë e pamundur.

“Der Standart” arsyeton ardhjen e një ndërmjetësuesi me faktin se besimi i kosovarëve është zbehur dhe se përballë krizës politike, që po dominohet nga gazi lotsjellës, vezët dhe spreji, thirrjet për një ndërmjetësues po bëhen gjithnjë e më të zëshme./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.