UBT

Opozita kundër anulimit të vendimeve të mëparshme komunale

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kuvendi Komunal ka miratuar edhe rregulloren për taksa, ngarkesa e gjoba komunale, me disa vërejtje të këshilltarëve komunalë. Riad Rashiti (PDK) tha se është kundër rritjes së taksave komunale dhe kërkoi që ato të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Kurse Avdyl Aliu (LDK) kërkoi uljen e disa taksave si dhe heqjen e disa të tjerave, si shembull pagesën për certifikatën e vdekjes. Kurse, Nevzad Isufi (VV) tha se ne nuk përkrahim asnjë rritje të taksave, me përjashtim të asaj për kazino.

Në këtë seancë, vendimmarrësit komunalë kanë miratuar edhe vendimin për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pa shpenzuara të vitit fiskal 2012 dhe 2013, në vitin fiskal 2014, pastaj planin e punës së Kuvendit Komunal për vitin 2014, vendimin për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme komunale, të cilin e kanë arsyetuar drejtorët Sadudin Berisha (Kadastër) dhe Sokol Haziri (Shërbime Publike), vendimin për themelimin e Komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme komunale, vendimin për themelimin e Komisionit për vlerësimin e ankesave.

Po ashtu, pa votat e opozitës, Kuvendi Komunal ka miratuar edhe vendimin për anulimin e vendimit 01. nr. 119106 dhe 119115 të datës 16.10.2012 që ka të bëjë me Komisionin komunal të aksionarëve në “Kosovatrans” dhe “Ecohigjiena”. Arsyetimin e ka dhënë Ismajl Janizi, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, i cili ka thënë se këto dy komisione nuk kanë raportuar asnjëherë për punën e tyre.

FIDANISHTJA

Sahit Abazi (PDK) tha se anulimi i vendimeve nuk është praktikë e mirë dhe këshilltarët e këtij grupimi janë kundër këtij vendimi.

Sa i përket diskutimit për kompensimin e Komisionit të përhershëm statutar dhe akte tjera normative, Kuvendi Komunal vendosi që ky kompensim të jetë një paushall prej 150 euro për punën që do të bëjë në ndryshimin dhe plotësimin e statutit, që erdhi si propozim nga kryesuesja Valentina Bunjaku – Rexhepi, në vend të propozimit fillestar për një pagesë prej 70 euro për çdo takim, por me kusht që të mos jenë më shumë se tre brenda një muaji.

Me propozimin e Abdyl Aliut (LDK), është hequr nga rendi i ditës zgjedhja e zëvendëskryesuesit të KK-së nga radhët e komuniteteve meqë ndërkohë, siç ka thënë Aliu, duhet të bëhen disa konsultime me komunitetet, gjë që e ka përkrahur edhe këshilltari serb në asamble, Srgjan Mitroviq./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.