GRANDEMALL

Opozita kosovare konfirmon: Do ta bllokojmë seancën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndonëse kanë kaluar më tepër se një muaj nga bllokimi i punimeve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës kosovare, këta të fundit nuk e kanë ndërmend ta ndalin bllokimin e legjislativit kosovar.

Partitë opozitare kanë deklaruar së do të vazhdojë bllokimin derisa të tërhiqen nënshkrimet e shefit të Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, nga marrëveshjet për “Zajednicën” dhe demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Muharrem Nitaj, ka theksuar për Telegrafin se nuk ka asnjë detaj se si do të kundërshtohet seanca e sotme.

Ai ka thënë për Telegrafin se kjo është lënë të vendoset nga vetë deputetët e opozitës.

“Është e qartë se shumica e ka një skenar të vetin për këtë seancë, kështu që edhe reagimi i opozitës në Kuvend do të varet shumë nga veprimet e tyre”, ka shtuar Nitaj.

FITORJA

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Frashër Krasniqi, tha për Telegrafin se opozita do të vazhdojë protestën e saj brenda Kuvendit dhe nuk do të tërhiqet sipas tij, derisa kryeministri Mustafa t’i tërheqë marrëveshjet me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka theksuar se republika po rrezikohet seriozisht nga “Zajednica”, dhe këtë sipas tij nuk po e thotë vetëm opozita por edhe shoqëria civile.

“Çfarë kuptimi ka që të vazhdojë normaliteti institucional dhe funksionimi i qeverisë, nëse Kosova po përballet me një rrezik të tillë”, ka theksuar Krasniqi.

Ndryshe, burime të besueshme të Telegrafit bëjnë me dije se nëse opozita edhe sot vendos të bllokojë punën e Kuvendit të Kosovës, atëherë do të vihen në funksion forcat e sigurisë për mbarëvajtjen e seancës.

Sipas burimeve të Telegrafit ka një pajtueshmëri të Qeverisë dhe Kuvendin të Kosovës që deputetët të cilët e pengojnë mbajtjen e seancës të largohen më forcë nga salla e Kuvendit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.