RCCOLA

Opozita: Koalicioni po tenton ta fsheh votën, por tradhtia mbetet e njëjtë

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Ata mendojnë se votimi i fshehtë i marrëveshjes do të ishte në rregull. Sipas tyre, vota është fshehtë dhe ata deputetë të cilët po deklarohen se nuk do ta votojnë demarkacionin ka mundësi qe të votojnë ndryshe.

Disa nga deputetët e partisë në koalicion, LDK-së kanë menduar se forma më e mirë për votimin e Demarkacionit në Kuvend do të ishte votimi i fshehtë.

Ata mendojnë se votimi i fshehtë i marrëveshjes do të ishte në rregull. Sipas tyre, vota është fshehtë dhe ata deputetë të cilët po deklarohen se nuk do ta votojnë demarkacionin ka mundësi qe të votojnë ndryshe.

Një prej tyre që ka hedhur këtë ide është edhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova. Kjo mënyre e votimit ka ngjallur reagime nga ana e opozitës. Ata mendojnë se votimi i fshehtë i demarkacionit do të ishte tradhti ndaj vendit.

Sipas tyre kjo do të përbënte gabimin e radhës së Qeverisë kështu duke u fshehur se kush po i fal tokë Malit të Zi.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina në një prononcim për zeri.info ka deklaruar se Demarkacioni nuk do të duhej të shkonte fare në Kuvend. Sipas saj votimi i fshehtë i kësaj marrëveshjeje është përfitim personal i pushtetit.

“Ne nuk e kemi diskutuar këtë çështje në parti, por që e përsërisim prapë se Demarkacioni si marrëveshje nuk duhet të shkoj në Kuvend pasi që kjo marrëveshje është e dëmshme për vendin. Për mendimin tim më mirë është votimi i hapur sepse qytetarët e vendit duhet ta dinë se kush po i fal tokë Malit të Zi. Votimi i fshehtë është një veprim apo gabim i radhës që do të mund ta bënte qeveria. Nëse bëhet kjo atëherë i bie se ata po përfitojnë për interesa personale si psh në votimin e presidentit”, është shprehur Pantina.

Mobi Casa

Se demarkacioni nuk duhet të shkoj fare në Kuvend në këtë version mendon edhe partia e Ramush Haradinajt. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj për zeri.info thotë se votimi i fshehtë tregon qëndrimin e pushtetit për ta mbrojtur veten.

“Fillimisht më duhet të them se demarkacioni nuk duhet t’i drejtohet prapë në këtë version Kuvendit, sepse e ka marrë një përgjigje më 1 shtator. Sa i përket kërkesës së kryeministrit, ky është treguesi më i mirë se çka është në gjendje më ndërmarrë ky pushtet vetëm për të ruajtur e vetveten. Deputetët do të jenë unik dhe nuk do të zbarpsen përballë presionit të qeverisë për temat e dëmshme siç është demarkacioni”, ka thënë Lekaj.

Ndërkaq kryetari i këshillit kombëtarë të Nismës, Jakup Krasniqi në një postim në ‘Facebook e ka quajtur këtë tradhti versionin e votimit të fshehtë.

“Kjo do të thotë se këta njerëz nuk e kanë fare dert, pse atdheu po i humb jo më pak se 8200 hektarë tokë, se po e bëjnë një tradhti kombëtare, por kërkojnë të gjejnë rrugë e mënyra sesi ta paketojnë faljen e tokës sonë dhe ketë përpiqen që ta bëjnë fshehtë. Pastaj kush mund të na garantojë se kjo është puna e parë e fshehtë e kësaj kaste politike te degraduar skajshmërisht?! Këta po ju thonë anëtarëve te partisë se tyre: Haptas nuk bënë të tradhtoni vendin, fshehtë bënë?! Ketë porosi ata janë duke ia dhënë qytetarëve të Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkaq njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani thotë se nuk mund të ndodhë votimi i fshehtë. Ai thotë se duhet të respektohet procedura e Kuvendit dhe të mos ‘trafikohet’ kjo marrëveshje.

Sipas tij debati do të ishte mënyra më e mirë e mundshme pastaj të shkohet me votim pro ose kundër.

“Nuk mund të ndodhë procesi fshehtë. Duhet të respektohet procedura, duhet të del në kryesinë e kuvendit kërkesa e qeverisë për demarkacion, nuk mund të “trafikohet” nëpër “dericka”, të Kuvendit, procesi nuk mund të ndodhë jashtë rrugës që përcakton rregullorja e punës së Kuvendit, çdo shmangie do të përbënte shkelje. Do të ishte mirë të bëhet debat në Kuvend e pas debatit të procesi i votimit “për” ose “kundër”’, ka thënë Burjani. /ZERI