Uji Dea

Opozita kërkon zgjedhje pa datë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Paqartësi të shumta në skenën politike kosovare. Partitë opozitare nuk përmendin asnjë afat.

Analistët vlerësojnë se mungesa e alternativës konkrete të opozitës, që kërkon zgjedhje, por edhe nuk ka afat, është një e metë e madhe në synimet për rrëzimin e Qeverisë dhe shkapjen e shtetit

Ndonëse treshja e bashkuar opozitare, ‘Vetëvendosje’-AAK- NISMA, e kanë bërë të qartë orientimin e tyre politik për të punuar për rrëzimin e Qeverisë së koalicionit PDK-LDK, asnjë nga zyrtarët e këtyre tri subjekteve politike nuk janë të gatshëm të përmendin një afat të dëshirueshëm kohor se kur do të duhej të shpalleshin dhe kur të përfundohet procesi i ri eventual zgjedhor, si proces i jashtëzakonshëm.

ARKATANA

Gazeta ka provuar gjatë gjithë ditës së hënë që të kontaktojë zyrtarët e këtyre partive politike, për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje konkrete, por asnjë nga të kontaktuarit nuk ka qenë në gjendje të flasë për afatet kohore. Këtë mosgatishmëri të opozitës, për t’i kushtëzuar zhvillimet politike edhe me agjenda konkrete të afateve kohore për një proces të ri zgjedhor, analistët politikë e vlerësojnë si një zhvillim që bëhet i zhurmshëm, vetëm për sensibilizimin e opinionit publik.

Analisti politik, Blerim Burjani, konsideron se edhe vetë peticioni që po e organizon opozita ka një karakter të tillë të matjes së opinionit, pro dhe kundër partive në pushtet, por është fat i keq që për të shkuar në zgjedhje nuk po ofrohet alternativë konkrete por vetëm duke provuar që marrjen e pushtetit dhe imponimin e zgjedhjeve ta bëjë përmes rrugës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.