Opozita kërkon seancë për të debatuar rreth ndërtimeve pa leje
Gjilan – Në Komitetin për Politikë e Financa bashkë me Bujar Nevzati, në emër të Grupit të Këshilltarëve Komunal të PDK-së, kemi kërkuar të futen në rend të ditës për seancë të Kuvendit edhe gjendja në arsim, gjendja në teatër, ndërtimet pa leje tha Sahit Abazi etj.
Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së tha se të vetëdijshëm se në Komunën tonë ka edhe plot çështje tjera për tu diskutuar dhe sigurisht që në seancat tjera do të kërkojmë debat edhe për deponitë e egra, papunësinë, depresionin ekonomik, rrugët dhe Lumin Mirusha. “Jemi aty jo vetëm për debat, por edhe për Rekomandime. Ndërtimet pa leje po e ngufasin jetën qytetare” tha Abazi./rajonipress/


