UBT

Opozita kërkon kompromis me mazhorancën për miratimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Opozita është duke insistuar në një vendim që do t’ua mundësonte qytetarëve tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Trusti. Kjo u tentua të diskutohet edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, raporton Gazeta Express.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha pas mbledhjes se të hënën e ardhshme do ta kenë të gatshëm projektligjin për këtë çështje dhe tha se shpreson që do ta procedojnë në seancën e Kuvendit.

“Besojmë që ditën e hënë, të hënën e ardhshme pra, kur do të jetë mbledhja e radhës e Kryesisë, do ta kemi të gatshëm (projektligjin) dhe do të kemi mundësi ta procedojmë çështjen e Trustit në seancën e radhës në mënyrë që ta trajtojmë një çështje të tillë”, tha ai.

Tahiri shtoi se duhet arritur “një kompromis që do t’i lejonte qytetarët ta tërheqin një masë të caktuar të kursimeve të tyre për shkak të krizës ekonomike”.

Ai tha se jeta është bërë jashtëzakonisht e shtrenjtë, duke përmendur rritjen e çmimeve të produkteve

“Besoj që do të ketë një reflektim nga deputetët e mazhorancës dhe kjo iniciativë të kalojë”, tha Tahiri.

FIDANISHTJA

Shefi i deputetëve të PDK-së tha se janë të hapur të diskutojnë sa i përket masës se sa përqind e mjeteve duhet të lejohet të tërhiqen.

Një vendim të shpejtë për këtë çështje e kërkoi edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Sipas tij, tanimë deputetët e shumicës e kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo çështje.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Mëherët, kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, ka thënë se nuk do ta lejojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.