UBT

Opozita kërkon “çmontimin” e klaneve të krimit të organizuar

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, lidhur me hetimin e një grupi të madh krimit të organizuar, i cili ka qenë aktiv që nga viti 2006 e deri më sot, ka rezultuar me bastisje të disa lokacioneve.

Bastisjet u kryen edhe në shtëpinë e deputetit të PDK-së, Azem Sylës i cili qëndron në krye të këtij grupi.

Azem Syla vazhdon të jetë në arrati, ndërkaq përmes avokatit të tij Tomë Gashi, Syla i ka cilësuar si të pabaza pretendimet kundër tij.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë qëndrime të ndryshme sa i përket aksionit të zhvilluar sot.

Në LVV thonë se krimi i organizuar dhe korrupsioni mund të luftohen vetëm atëherë kur goditen majat siç janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdimisht e ka theksuar se shteti i Kosovës është i kapur nga pushteti në përgjithësi dhe nga SHIK-u në veçanti. Krimi i organizuar dhe korrupsioni do të mund të luftohen vetëm atëherë kur goditen majat e këtij regjimi, që nga Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, që janë të zhytur korrupsion e krim, herë direkt e herë indirekt, herë bashkë e herë veç e veç”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi.

ARKATANA

Ndërkaq në partinë e Ramush Haradinajt thonë se AAK-ja nuk është befasuar fare me aksionin e sotëm.

“AAK nuk është befasuar fare me aksionin e sotëm të policisë. Ne jemi të habitur se si një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe në vazhdimësi. Ne ka kohë që po flasim për kapjen e shtetit”, ka thënë zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Ai më pas ka shtuar se sot është koha që të flasin personat e llojit për krimet e pretenduara të këtij klani, të një niveli të lartë.

“Ata duhet ta sqarojnë popullin, si dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur. Këto klane duhet të çmontohen dhe secili duhet të paguajë për të bëmat e veta”, tha Nitaj për Telegrafin.

E, sekretari organizativ i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se në këtë aspekt politika nuk ka se çfarë përzihet.

“Mendoj se këtu politika nuk ka çfarë të përzihet, organet e drejtësisë duhet t’i kryejnë punët e veta. Secili që kërkohet nga këto organe duhet t’u përgjigjet atyre. Kjo nuk ka alternativë”, tha Sherifi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.