ARKATANA

Opozita: Kadri Veseli po e tensionon situatën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvizja Vetëvendosje përmes një deklarate ka thënë se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli po e tensionon situatën në kuvend dhe jashtë tij.Sipas kësaj lëvizje, Veseli me qëllim e ka shtyrë vazhdimin e seancës në orën 20:00.

Sidoqoftë ata i kanë bërë thirrje kreut të Kuvendit që të mos vazhdohet seanca deri në tërheqjen e marrëveshjeve pasi që të gjitha do të dështojnë./Zeri/

Deklarata e plotë

ARKATANA

“Kadri Veseli nuk e mbajti fjalën për 1 orë pauzë. Ai e shtyu pauzën deri në orën 20:00. Zhvillimi i seancës natën, nën rrethim policor të Kuvendit dhe nën masa të rrepta sigurie brenda Kuvendit, duke ndërruar sallën – me rrezikun që të mos i lejojë mediat brenda, do të shpie në tensionim të mëtutjeshëm të situatës.

Jo rastësisht Kadri Veseli zgjodhi natën për të vazhduar seancën. Ai po do që të tentojë vazhdimin e seancës natën, ngase nata ka qenë përherë koha e preferuar e tij, për të zhvilluar aktivitete kundërshtetërore.

Opozita bën thirrje edhe njëherë që të mos vazhdohen seancat e Kuvendit pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi. Ne do ta mbrojmë Republikën dhe nuk pranojmë asnjë kompromis në këtë kauzë.”