RCCOLA

Opozita: Institucionet Shkollore me ambient të rrezikuar për shëndetin e nxënësve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qyteti i Gjilanit pas epitetit si “kryeqytet i mushkonjave” tani mundet lirisht që ta marr edhe epitetin “qyteti septik “, ku pas kalimit të një vere përplot mushkonja e insekte të tjera që i shoqëruan qytetarët e Gjilanit po edhe i “mirëpritën” bashkatdhetarët tanë këtë verë, tani shkollat fillore dhe të mesme i mirëpresin nxënësit me baktere, parazite, myshqe, insekte e çka jo tjetër thotë këshilltarja e PDK-së Fatbardha Selmani.

Selmani thotë se kjo është krijuar fal një qeverisje tipike afrikane nga një kryetar dhe një zyre e prokurimit të cilave mund të ju thuash me përgjegjësi të plotë se janë të papërgjegjshëm. “Shkaku i anulimit të tenderit i cili ishte shpallur me shifra enorme dhe mbi 700% me një çmim më të lartë se vitin e kaluar, por i cili u anulua pas reagimeve tona si opozitë, ku edhe sot e asaj dite ky tender ende nuk u rishpallur në komunën e Gjilanit dhe si pasojë asnjëherë gjatë këtij viti nuk u bë dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi, një nga projektet me domethënëse dhe të rëndësishme për gjendjen higjienike dhe shëndetësore të qytetarëve të Gjilanit”.

Fundamenti

Sipas Selmanit fëmijët dhe mosha rinore janë pjesa me vitale dhe më e çmuar e secilës shoqëri, por është mjerim i një qeverisje dhe i një komune siç është Gjilani, që t`i lë nxënësit në këto kushte të jashtëzakonshme në fillimin e vitit të ri mësimor, shkaku i papërgjegjësisë qeverisëse deri në mos realizim të këtij projekti, e si pasojë tani të gjithë nxënësit duhet të fillojnë mësimin pa kushtet minimale higjienike.
“Ne si opozitë qysh para tre muajsh kemi ngritur shqetësimin tonë lidhur me këtë çështje që shtatori dhe fillimi i vitit shkollor do ti zë objektet shkollore të pa dezinfektuara dhe pa kushte higjienike. Dhe në mungesë të interesimit nga ana e qeverisjes lokale, ndaj kategorisë më të ndjeshme të shoqërisë në disa shkolla nuk është bërë as edhe gëlqerosja e objekteve, ku në ato shkolla e kemi gjendjen edhe më të keqe higjienike, e numri i tyre shkollave është i madh, objektet e pa shfrytëzuara dy muaj e gjysmë janë kontaminuar plotësisht dhe nxënësit fatkeq që kanë në qytetin e tyre një qeverisje të tillë të obliguar nga pamundësia për të bërë diçka duhet që mësimet ti fillojnë të shoqëruar me kontaminim të plotë të objektit mësimor” ka thënë Selmani.

A nuk është e dhimbshme kjo gjendje për mijëra nxënës tanë? Gjendja shëndetësore e të cilëve është tejet e rrezikuar si shkak i neglizhencave dhe qeverisjes së keqe të komunës nga partia ne pushtet dhe vet kryetari i saj shtron pyetjen Selmani anëtare e KK Gjilan dhe e Komitetit për Shëndetësi./rajonipress/