ARKATANA

Opozita injoron Isa Mustafën, nuk shkon të flasë për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme i ka ftuar në dialog rreth çështjes së demarkacionit, përfaqësuesit e partive opozitare në vend. Por dy partitë opozitare AAK, e NSMA për Kosovën nuk duan të dëgjojnë fare për thirrjet e Mustafës.

I kontaktuar nga Gazeta Express, deputeti nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj, është shprehur se kjo parti nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Isa Mustafa.

“Ne mendojmë që takimi me Kryeministrin ka përfunduar. Deputetët e Parlamentit të Kosovës e kanë fjalën tash e jo më Kryeministri. Vet Mustafa duhet të tërhiqet nga ajo marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, Zafir Berisha nga NISMA për Kosovën, ka thënë për Express, se në takim me Mustafën do të shkojnë vetëm nëse ai ofron ndonjë alternativë tjetër rreth çështjes së demarkacionit në të kundërtën nuk do të marrin pjesë.

“Nuk i komentojmë deklaratat e Mustafës. Edhe nëse bënë ftesë ne do ta analizojmë përmbajtjen e saj. Ne nuk shkojmë në takim që ti dëgjojmë muhalifet e tij. Jemi në anën e qytetarëve ne këtë mënyrë nuk e votojmë demarkacionin me asnjë çmim”, ka thënë Mustafa.

E kryeministri, Isa Mustafa, sot gjatë ditës ka thënë se nëse opozita nuk shkon në dialog me të, atëherë në ditët në vijim do të procedohet në Kuvend edhe çështja për Demarkacionin./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.