GRANDEMALL

Opozita i thotë sërish JO Thaçit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë refuzimin e radhës nga partitë opozitare për çështjen e reformës zgjedhore.

Boshti opozitar i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, i kanë thënë sërish jo ftesës se Thaçit për reformën.

Sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha vlerëson se reforma zgjedhur ka mundur të nisët shumë më herët dhe jo tani. Kosova, sipas tij, ka shumë më probleme emergjente se sa reforma zgjedhore.

“Është shumë e nevojshme qe sa me shpejtë të shkohet në zgjedhje dhe përmes mekanizmit të zgjedhjeve të vie një qeveri tjetër e re, e cila të gjitha problemet e krijuara do t’i trajtojë. Nuk është momentumi për një reformë zgjedhore. Është vetëm blerje e kohës për pushtetin e tashëm dhe largim nga problemet aktuale qe e mundojnë Kosovën dhe opinioni të merret me reformën dhe jo me problemet aktuale qe ka Kosova”, ka thënë deputeti i AAK-së për ‘Indeksonline’.

UBT

Në këtë linjë janë edhe të subjekti i Fatmir Limajt. Sekretari i kësaj partie, Bilal Sherifi ka thënë shkurt se edhe Nisma do të refuzojë sërish këtë takim.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thirrur për të premten takimin e radhës mes kryetarëve të partive për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Javën e kaluar ishte mbajtur një takim pa praninë e tri partive kryesore opozitare.

Në këtë takim janë dhënë një sërë propozimesh për çështjen e reformës. Thaçi ka propozuar që të zvogëlohet numri i deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe nga një ulëse në Kuvend ta kenë komuniteti malazez dhe ai kroat. Ndërsa, kryeministri Mustafa në cilësinë e kryetarit të LDK-së ka propozuar qe të hiqet balotazhi në zgjedhjet komunale./Indeksnoline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.