GRANDEMALL

Opozita i rikthehet protestës pikë e pesë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Lakmia për pushtet i bën bashkë të gjitha partitë kosovare
Qytetarët nuk e meritojnë këtë tallje me shpresën e tyre

“Për interesa personale, partitë opozitare, duke u shtyrë se kush do ta marrë timonin e opozitës së bashkuar, ato u ndanë, harruan qëllimin dhe bashkimin, për të cilët ishin bashkuar, për rregullimin e mirëqenies sociale të qytetarëve të vendit, ia zgjatën mandatin kësaj qeverisjeje dhe filluan me akuza dhe kundër-akuza mes vete”, u shpreh analisti Islam Krasniqi

Pas një qetësie relativisht të gjatë politike në vend, që vjen si rezultat i përçarjes së bllokut të bashkuar opozitar VAN, sot në kryeqytet, opozita pjesërisht e bashkuar me një tkurrje të theksuar pa “Vetëvendosje!”-n, rimblidhet në një protestë të radhës.

Hidromorava

Pavarësisht pompozitetit për masivitetin e paralajmëruar të kësaj proteste, analistët politikë e shohin këtë formacion të ri opozitar si shumë të dobësuar dhe jo vetëm kaq. Dëmi tjetër që i është shkaktuar vendit me përçarjen e opozitës ka të bëjë dhe me vlerësimin nga analistët se opozita e ndarë në dy pole e ka humbur shumë besimin qytetar, shpresën për ndryshme, sepse më shumë po merret me akuza, duke sulmuar njëra- tjetrën, duke i marrë apo duke i blerë edhe aktivistët, individët pa parime politike që po trafikohen nga njëra parti në tjetrën.

Tani, në vend se ta sulmojnë keqqeverisjen, partitë opozitare janë bërë kryelajme në medie, duke sulmuar njëra- tjetrën dhe ky është një fakt shtesë që flet se në Kosovë pothuajse të gjitha partitë janë të njëjta, që mendojnë vetëm për interesat puro të grupeve të tyre të interesit dhe se nuk ka perspektivë me këtë klasë politike, pa marrë parasysh se kur do të mbahen zgjedhjet. “Protesta që do të mbahet sot nga dy partitë opozitare, AAK-ja dhe NISMA për Kosovën, nuk do të këtë përkrahjen, siç ka qenë në protestat e fundit, të cilat ishin organizuar nga opozita e bashkuar. Për interesa personale, partitë opozitare, duke u shtyrë se kush do ta marrë timonin e opozitës së bashkuar, ato u ndanë, harruan qëllimin dhe bashkimin, për të cilët ishin bashkuar, për rregullimin e mirëqenies sociale të qytetarëve të vendit, ia zgjatën mandatin kësaj qeverisjeje dhe filluan me akuza dhe kundërakuza mes vete”, u shpreh Krasniqi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.