ARKATANA

Opozita, gjurmëve të oligarkisë në pushtet

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Dështimi i frontit të bashkuar politik kundër regjimit. Qytetari kosovar aktualisht pa alternativë serioze

“Pikërisht ata që zotoheshin për qeverisje të denjë dhe për qytetarët, dëshmuan haptazi se edhe mundësia e parë që do t’u vijë për bashkëqeverisje, do ta pranonin, pa marrë parasysh kronologjinë historike të ngjarjeve që e përcollën procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe aktakuzat e kacafytjet publike, të cilat i thoshin në sy të publikut”, tha analisti Adlum Ramadani

Mbajtja eventuale e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në cilindo afat kohor që dakordohen partitë politike, në një atmosferë të përçarjes dhe polarizimit të madh të opozitës, të ndarë në copëza të interesave të ngushta për pushtet, sipas analistëve politikë do të ishte fund fatal për vetë opozitarët, një zhgënjim i madh për qytetarët e Kosovës, dhe një ruajtje e status-kuos së gjendjes pa zhvillim dhe perspektivë për qytetarin. Sipas tyre, finalja e zgjedhjeve do të rezultonte pa ndonjë ndryshim esencial në kupolën e re qeveritare. Me këtë logjikë të përplasjeve ndëropozitare del konstatimi i analistëve politikë se të gjitha partitë në Kosovë janë pothuajse të njëjta, që mendojnë vetëm se si të zhvatin dhe të sistemojnë njerëzit e tyre në pushtet,ndërkaq për qytetarët as që marrin mundin të bëjnë diçka. “Opozita s’mundi të qëndrojë gjatë pa përçarje dhe tani kjo është evidente bazuar në punën e saj. Deri më tash kjo opozitë me metodat e përdorura i ka ndihmuar pozitës dhe ia ka forcuar jetëgjatësinë në pushtet. Jo vetëm që e kemi thënë disa herë hipotetikisht, por po del një vlerësim shumë real se kjo opozitë nuk është asgjë më e mirë se pozita, përveç lakmisë për pushtet, një pjesë e tyre ka probleme edhe me rendin e ligjin”, tha analisti politik, Blerim Burjani.

ARKATANA

Lakmia për pushtet

Edhe analisti Isa Mulaj ka pohuar se është shumë evidente që lakmia për pushtet dhe bashkëpunimi i fshehtë i një pjese të bllokut opozitar me pozitën për interesat e veta politike po bënë që edhe në rast të zgjedhjeve të reja, kompozicioni i ri qeveritar të mos ketë ndryshime pozitive. “Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për krizën e përgjithshme, e cila shkon duke u thelluar edhe më tutje. Gjasat për ndryshime pozitive i zbehen përçarjet ndërmjet partive opozitare, dhe kjo erdhi si pasojë e tendencave të disa grupeve opozitare, sidomos të AAK-së, që po tregohen të gatshme të marrin pjesë në çfarëdo strukture qeverisëse, pra edhe në Qeverinë e tanishme. Opozita konkrete kudo lufton për pushtet me programe dhe qëllime të veta, ndërsa AAK-së kjo nuk i intereson fare”, ka thënë ai.

“Për AAK-në, programi i qeverisjes mund të jetë i tjetrës parti, madje edhe i çfarëdo okupatori, sepse e tëra çka po i intereson kësaj partie prej kohësh, është vetëm pushteti, e jo alternativa e qeverisjes. Kjo është vërtetuar me rastin kur kreu i AAK-së e kërkonte postin e kryeministrit nga pushteti, e jo nga vota e qytetarëve, duke e forcuar kështu bindjen se postet shtetërore duhet të jenë objekt shitblerjesh ndërmjet matrapazëve dhe mafiozëve, e jo rezultat i zgjedhjeve demokratike. Kur e vërejti se ky oreks i jashtëligjshëm për pushtet nuk po i shkrep, AAK-ja iu bashkua dy partive të tjera opozitare, por edhe këtu pa alternativë, program dhe qëllim të qeverisjes”,tha Isa Mulaj për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.