Fundamenti

Opozita edhe pas zgjedhjeve kundër Demarkacionit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma” nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre rreth Demarkacionit, ndonëse në koalicion parazgjedhor ato kanë hyrë së bashku me partinë më të zëshme pro ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Edhe përkundër hyrjes në koalicion me partinë më të zëshme pro ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, PDK-në, partitë që në legjislaturën e pestë kanë qenë në opozitë, AAK e “Nisma”, nuk kanë ndërruar qëndrimin e tyre karshi kësaj Marrëveshjeje.

E prerë në vendimin e saj kundër demarkimit të kufijve me shtetin malazez mbetet edhe lëvizja “Vetëvendosje”, e cila shprehet e bindur se një marrëveshje e tillë nuk do të kalojë në asnjë qeverisje.

Në anën tjetër nënshkrimi i koalicionit mes PDK-së e dy partive që ishin mjaft kundërshtuese për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit duket se do ta komplikojë çështjen e demarkimit të kufijve me Malin e Zi, shkruan “Zëri”.

Uji Dea

Kjo sepse, siç cekin njohësit e çështjeve politike, nëse ky koalicion i fiton zgjedhjet atëherë njëra palë patjetër duhet të lëshojë pe.

Derisa ndërrimi i qëndrimit për Demarkacionin nga ana e partive që ishin në opozitë do ta tronditë vendin, duke krijuar kështu pakënaqësi të shumta në masë e në subjekte politike.

Ndryshe, politologët mendojnë se koalicionet ilustrojnë më së miri se këto parti nuk udhëhiqen nga parimet, por vetëm nga interesat personale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.