Hidromorava

Opozita e zhurmshme, por pa ide

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, ka kohë që e kanë ashpërsuar dukshëm fjalorin politik dhe retorikën karshi koalicionit qeverisës. Por, njëkohësisht, të tri partitë opozitare, sipas njohësve të zhvillimeve politike, nuk po arrijnë që të dalin përtej kritikës me opsione reale dhe ide që do të ndikonin në vendimmarrje në Kuvend.
Përveç gjuhës së ashpër politike dhe interpelancave të shpeshta, opozita, ende po shihet e pakonsoliduar që ta sfidojë me çfarëdo nisme Qeverinë.

Analisti Imer Mushkolaj tha për Radion Evropa e Lirë se partitë opozitare në Kuvend nuk kanë koordinim dhe nuk po arrijnë që të bashkëpunojnë dhe ta bëjnë një opozitë të fortë.

“Nuk mjafton vetëm që të qëndrosh në opozitë, të thuash se unë jam partia më e madhe opozitare, se në ‘x’ sondazhe kam dalë kaq e kaq për qind, ndërkohë që politikisht nuk ndërmerr veprime të cilat do të mund të çonin, qoftë në përmirësimin e jetës së njerëzve, qoftë në përmirësimin e qeverisjes”, thotë Mushkolaj.

“Janë parti që mbajnë inate, sidomos LDK-ja, të cilës duket se nuk i ka kaluar inati i kohës kur Lëvizja Vetëvendosje, në fakt kishte një qasje shumë të ashpër karshi qeverisjes së kryeministrit (Isa) Mustafa”, thekson Mushkolaj.

Ai tha po ashtu thotë se partitë opozitare janë pa iniciativë, dhe siç thotë ai, është e papranueshme që me numër aq të madh të deputetëve, me një fuqi aq të madhe politike, të mos marrin veprime të domosdoshme të cilat do të duhej në fakt të ndërmerreshin që prej fillimit të punës së kësaj Qeverie.

“Nuk mjafton që ‘opozitarizmin’, qoftë LDK-ja, qoftë Vetëvendosje ta bëjnë nëpër konferenca shtypi, siç po ndodh rëndom. Opozitarizmi bëhet në Kuvend, bëhet me propozime konkrete, bëhet me veprime konkrete, dhe jo vetëm duke vlerësuar se Qeveria nuk po bën punë të mirë, respektivisht qeverisja nuk është e mirë. Kjo është punë e analistëve politikë, është punë e organizatave të shoqërisë civile, nuk është punë e partive opozitare të cilat kam përshtypjen se po sillen sikur të jenë OJQ, sikur të merren me analiza politike, e jo si subjekte të përgjegjshme politike opozitare”, tha Mushkolaj.

FITORJA

Ndërkaq, Valmir Ismaili analist nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus”, tha për Radion Evropa e Lirë se mungesa e koordinimit mes partive politike opozitare ka rezultuar me joefikasitet, si në Kuvend, po ashtu edhe jashtë tij.
Ai thotë se partitë opozitare nuk janë të koordinuara që ta mbajnë Qeverinë përgjegjëse për çështje të caktuara.

“Në vend se këta në Kuvendin e Kosovës, së bashku të mbanin nën mbikëqyrje Qeverinë, më shumë bëjnë akuza dhe kundërakuza mes vete. Kemi ndarjen e Vetëvendosje dhe krijimin e Partisë Social Demokrate (PSD), kemi një LDK e cila nuk dëshiron të bashkëpunojë më Vetëvendosjen, e ndoshta nuk ka edhe shumë dëshirë të bashkëpunojë as me PSD-n, dhe në këso rrethana, zëri i partive politike opozitare është shumë i dobët në skenën politike në Kosovë”, tha Ismaili.

Analistët ngrenë edhe një çështje interesante në Kuvendin e Kosovës. Aty, Lista Serbe është pjesë e opozitës. Kurse në Qeveri, merr pjesë dhe është pjesë e pushtetit, pavarësisht se ministrat e këtij subjekti politik janë në dorëheqje. Andaj, sipas analistëve, situata me Listën Serbe është specifike, ngase ky subjekt politike nuk është as në pushtet e as në opozitë.

“Është në pushtet realisht sepse i merr privilegjet, i marrin pagat, i marrin të gjitha ato që u takojnë sa i përket pushtetit, por në anën tjetër janë edhe kushtimisht thënë në opozitë për shkak se thjeshtë nuk janë larguar zyrtarisht nga qeverisja”, thotë Mushkolaj.

Opozitën në Kuvendin e Kosovës e përbëjnë Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Social Demokrate. Po ashtu, pjesë e opozitës në Kuvend mund të cilësohet edhe Lista Serbe. Nga i gjithë ky grupim, del se opozita e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës, por jouniteti i saj ka ndikuar që fuqia e opozitës në Kuvend, të jetë e barabartë apo edhe më e dobët, karshi fuqisë politike që kanë partitë e koalicionit qeverisës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.