KKVITI

Opozita e vendosur të mos lejojë zhvillimin e seancës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Sipas skenarit të njëjtë pritet të zhvillohet edhe vazhdimi i katërt i seancës së parë plenare të sesionit vjeshtor, i caktuar për të enjten.

Megjithëse zyrtarisht nuk dihen veprimet që do të mund t’i ndërmarrë kryeparlamentari Kadri Veseli, një burim i gazetës brenda Kuvendit ka thënë se nuk janë diskutuar veprimet që mund të jenë “ndryshe” prej seancave të kaluara, shkruan sot Koha Ditore.

Por, as këtë herë nuk do të mungojnë përpjekjet e Veselit që përmes dialogut ta kthejë normalitetin në Kuvend, ashtu siç ka vepruar në tri seancat paraprake.
“Nëse pamundësohet puna duhet ndërprerë seanca. Janë deputetët që e kanë çelësin e zhbllokimit të kuvendit”, ka thënë burimi. “Megjithatë kjo gjendje nuk pritet të shkojë në pafundësi, por se kur do të futen masat e jashtëzakonshme ende nuk është vendosur”.

Uji Dea

Por, opozita e ka bërë të qartë se do të vazhdojë bllokimin sikur në tubimet e kaluara.

http://koha.net/?id=27&l=78370