Fundamenti

Opozita e sigurt se do të ketë protestë, por ende s’e di kur

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Formën e protestës duket se partitë opozitare e kanë të qartë, por ende nuk ka datë se kur do ta bëjnë një të tillë, raporton KTV.

Thonë se protestat janë të pashmangshme për krizën e rëndë që është krijuar, ndërkaq thonë se janë duke punuar në terren, për t’i informuar qytetarët për të këqijat e marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për demarkacionin.

Petrit Zogaj i Lëvizjes “FOL” thotë se partitë opozitare nuk po kanë guximin që të thërrasin protestë.

UBT

Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën po vazhdojnë të bllokojnë seancat e Kuvendit të Kosovës.

Kanë paralajmëruar se institucionet nuk do të funksionojnë normalisht, pa u tërhequr qeveria nga marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi.

http://koha.net/?id=27&l=82962