ARKATANA

Opozita e quan punën e qeverisë “Kurti” më të dobëtën në historinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria për 100 ditë është karakterizuar me mosangazhim e mosvizonin, raporton Ekonomia Online.

Sipas Tahirit, duke qenë se pozita nuk po ka mundësi të flasë për nismat e premtuara që është dashur të realizohen, po e kthen vëmendjen nga opozita.

“Opozita nuk e udhëheq këtë vend. Nuk është dëm e turp me kritiku për mospunën, mosangazhimin e mosvizionin e kësaj qeverisjeje. Ne thjesht po i përmendim iniciativat që nuk po shohim që kanë nisur të realizohen. Sot në këtë 100-ditësh është dashur të kritikohen për ato projekte se a po bëhen mirë ose jo. Duke mos pasur mundësi të flasim për krejt këto iniciativa, deputetët e pozitës mundohen të kthejnë vëmendjen nga opozita”, është shprehur ai.

Ai ka thënë po ashtu se po kërkojnë më shumë përgjegjësi nga kjo qeveri e ky kryeministër.

ARKATANA

Edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e ka kritikuar punën e qeverisë “Kurti”, duke e quajtur më të dobëtën në historinë e Kosovës.

“Qeveria ‘Kurti’ do të mbahet mend si qeveria më e dobët në histori të vendit. 100 ditë dëshpërim për qytetarët”, ka thënë ajo.

Kurse deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka thënë se që në ditët e para të formimit të Qeverisë opozita shfaqi mllef ndaj Qeverisë dhe me veprime të qëllimshme dëmtonte procese të rëndësishme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.