Fundamenti

Opozita e quan kabinetin e “Isës” “si palaço”

/ 3 minuta lexim

Pozita dhe opozita kanë vazhduar edhe sot përplasjen në mes vete. Derisa përfaqësues të opozitës e quajtën kryeministrin dhe kabinetin qeveritar “palaço”, ata të pozitës i thanë Vetëvendosjes “më të mençurit e dynjasë”.

Që nga zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit, shpesh herë është thënë se ai është kryeministri i dytë i Kosovës. Është thënë edhe se është veç kryeministër në letër. E sot, në mbledhjen e kryesisë së kuvendit, për shefen e grupit parlamentar të Nismë për Kosovën, Valdete Bajramin, Isa Mustafa nuk ishte kryeministër.

Derisa po kërkonte nga kryetari i Kuvendit që t’i mbajë përgjegjës kryeministrin dhe kabinetin e tij para deputetëve, ajo i quajti kabinetin qeveritar “palaço” dhe kryeministrin veç me emirin “Isë”.

“Po ashtu, edhe ju si kryetar duhet të kërkoni përgjegjësi nga Isa dhe i tërë kabineti qeveritar që mos të binë ata si palaço, se nuk mbahet seanca plenare me një ministër, me dy ministra, kur ka çështje shumë të rëndësishme për vendit dhe të tërhiqen”, tha ajo, raporton KosovaPress.

Kjo dhe kritikat tjera nga opozita nuk erdhën mirë Ismet Beqirit të LDK-së.

“Është e drejtë e secilit me quajt Isa Mustafën edhe në emër, Isa Mustafa është kryeministër i Republikës së Kosovës….. Më vjen keq zonja, jemi bërë shumë të padurueshme, më vjen shumë keq, po mundohem me iu duru e kemi një minimum të dinjitet, na ruani edhe ju neve, ne ju respektojmë si deputete…”, tha ai.

Eco Higjiena

Një tjetër kritikë Beqiri e mori nga Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes.

“Ku keni parë kështu zotëri Beqiri, pse nuk doli Kujtim Shala si zëvendëskryeministër dhe ta thotë mendimin e Qeverisë, ku keni parë që grupi parlamentar me marr dhe me bë mocion kërkesën e qeverisë. Kjo nuk ndodhë askund. Kështu që lexoni rregulloren e kuvendit dhe më pas ndoshta mund të dilni me qëndrime më të drejta”, tha ajo.

Kurse, Beqiri duke i quajtur Vetëvendosjen “më të mençurit e dynjasë”, i tha Haxhiut që të lexojë mirë rregulloren pasi që “si opozitë nuk po bëjnë asgjë dhe kanë kohë për këtë”.

“Unë e dijë që këta janë të mençurit e dynjasë, zonja Haxhiu, me gjithë respektin, unë mendoj që keni nevojë t’i lexoni rregulloret dhe absolutisht nuk keni drejtë, kërkoi nga sekretaria të ia jepni përgjigjen zyrtarisht, se si bëhet tërheqja ose propozimi sepse si duket nuk e dini ju. Unë e kam marrë shkresën e kam parafrazuar, e kam lexuar në emër të grupit kam të drejtë plotësisht, nëse nuk e dini këtë, unë besoj që keni kohë, edhe ashtu nuk po bëni asgjë si opozitë, keni kohë me mësu”, tha ai.

Këto përplasje në mes të deputeteve te opozitës dhe shefit parlamentar të LDK-së, u bënë sot në mbledhjen e kryesisë së kuvendit.

http://koha.net/?id=27&l=75985