UBT

Opozita e përçarë, Qeveria vazhdon mandatin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputetë të koalicionit qeverisës janë të bindur se partitë opozitare nuk janë serioze në kërkesat e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare, prandaj kjo Qeveri do të vazhdojë të funksionojë edhe pa 61 numrat e nevojshëm në Kuvend. Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovë dhe Lëvizja Vetëvendosje, pranojnë se nuk i kanë 61 vota për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj” dhe për mungesë të votave e akuzojnë Partinë Socialdemokrate, e cila është bërë patericë e ekzekutivit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Por deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj ka ftuar LDK-në dhe LVV-në ta marrin iniciativën për nisjen e mocionit të votëbesimit të Qeverisë, duke ua garantuar edhe votat e deputetëve të tyre.

ARKATANA

“Unë i sfidoj ata që ta nisin një mocion mosbesimi dhe do të shohin se si do të votojë PSD-ja. Unë u them se PSD-ja do të votojë për rrëzimin e Qeverisë. Nëse ata konsiderojnë që PSD-ja duhet të sillet sipas agjendës së tyre partiake, mendoj se janë duke gabuar sepse ne jemi në demokraci dhe në pluralizëm e secila parti e ka agjendën e vet se si sillet në opozitë ose në pushtet. Kështu që më duket se mentaliteti i tij i kaluar komunist nuk po e lë të kuptojë se jemi në pluralizëm, nuk jemi në një komunizëm ose në një sistem njëpartiak”, ka thënë Molliqaj për medie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.